HARTAT: Si janë shpërndarë 8 miliardë njerëz në të gjithë botën

3 Tetor 2022, 19:54Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Si janë shpërndarë 8 miliardë njerëz në të gjithë botën

Diku nga fundi i vitit 2022, bota do të arrijë një popullsi prej tetë miliardë banorësh, duke shënuar kështu një çast historik për njerëzimin.

Në vetëm 48 vite, popullsia e botës është dyfishuar, duke arritur nga katër miliardë, në plot tetë miliardë banorë. Sigurisht, njerëzit nuk janë të shpërndarë në mënyrë të barabartë në të gjithë planetin dhe, për këtë arsye, vendet kanë forma dhe madhësi të ndryshme.

Kështu, hartat dhe tabelat në këtë artikull synojnë të ofrojnë një pamje më të qartë për mënyrën se si janë shpërndarë tetë miliardë njerëzit në mbarë botën.

Më poshtë gjeni të dhëna për popullsinë e secilit vend, për muajin shtator të vitit 2022:

Më poshtë gjeni të dhëna për popullsinë e 10 vendeve te para dhe për Shqipërinë, në muajin shtator të vitit 2022:

HARTAT: Si janë shpërndarë 8 miliardë njerëz në

HARTAT: Si janë shpërndarë 8 miliardë njerëz në
Shqipëria

Popullsia e Afrikës sipas vendeve

HARTAT: Si janë shpërndarë 8 miliardë njerëz në

Deri tani, në vitin 2022, popullsia totale e Afrikës është 1.4 miliardë njerëz. Në Afrikë ndodhen shumica e vendeve me ritmet më të shpejta të rritjes së popullsisë dhe, deri në vitin 2050, popullsia e kontinentit pritet të rritet duke shkuar në 2.5 miliardë banorë.

Nigeria është vendi me popullsinë dhe ekonominë më të madhe në Afrikë. Bazuar te normat aktuale të rritjes, qyteti më i madh i Nigerisë, Lagos, mund të jetë megaqyteti më i madh në botë deri në fund të këtij shekulli.

Deri më tani, Afrika ka moshën mesatare më të ulët se çdo kontinent tjetër.

Popullsia e Azisë sipas vendeve

HARTAT: Si janë shpërndarë 8 miliardë njerëz në

Me 4.7 miliardë njerëz në vitin 2022, Azia është deri më tani rajoni me popullsinë më të madhe në botë.

Ky kontinent dominohet nga dy qendrat masive të popullsisë, Kina dhe India. Në vitin 2023 do të ndodhë një ndryshim i madh, pasi popullsia e Indisë do të kalojë atë të Kinës, duke u bërë kështu vendi me popullsinë më të madhe në botë.

Kina ka mbajtur vendin e parë për shekuj me radhë, por ndryshimi në ritmet e rritjes së popullsisë mes këtyre dy vendeve e kishte bërë thjesht çështje kohe përpara se të arrinte ky moment historik.

Azia është një rajon me kontraste të mëdha kur bëhet fjalë për rritjen e popullsisë. Nga njëra anë janë vende si Singapori dhe Japonia, popullsia e të cilave në fakt është në rënie. Nga ana tjetër janë vendet e Lindjes së Mesme, të tilla si Omani dhe Katari, të cilat kanë norma të mëdha të rritjes së popullsisë, prej 4-5%.

Vietnami është gati për t’u bërë vendi i 15-të me popullsinë më të madhe, duke tejkaluar shifrën e 100 milionë banorëve.

Popullsia e Europës sipas shteteve

HARTAT: Si janë shpërndarë 8 miliardë njerëz në

Popullsia e Europës në vitin 2022 është 750 milionë banorë, më shumë se dyfishi i madhësisë së Shteteve të Bashkuara.

Një shekull më parë, popullsia e Europës përbënte afërsisht 30% të popullsisë totale të botës. Sot, kjo shifër është më pak se 10%. Kjo vjen pjesërisht për shkak të rritjes së popullsisë në rajonet e tjera të botës.

Megjithatë, faktori më i rëndësishëm që ka ndikuar te ky ndryshim është se popullsia e Europës po zvogëlohet në shumë vende, veçanërisht në vendet e Europës Lindore.

Shumica e vendeve me ritmet më të ngadalta të rritjes së popullsisë ndodhen në Ballkan dhe në vendet e ish-Bllokut Sovjetik.

Rusia mbetet vendi më i madh i Europës për nga popullsia. Megjithëse sipërfaqja e këtij shteti shtrihet në një pjesë të madhe në Azi, tre të katërtat e banorëve të Rusisë jetojnë në pjesën europiane të vendit.

Gjermania është vendi i dytë më i madh në Europë, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Italia.

Ukraina është qendra e shtatë më e madhe për popullsinë në Europë, por mbetet për t’u parë se si konflikti aktual me Rusinë do të ndikojë në perspektivat afatgjata të popullsisë së këtij vendi.

Popullsia e Amerikës së Veriut sipas vendeve

HARTAT: Si janë shpërndarë 8 miliardë njerëz në

Popullsia e Amerikës së Veriut është 602 milionë njerëz në vitin 2022.

Kontinenti dominohet nga Shtetet e Bashkuara, të cilat përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë së përgjithshme. Popullsia e Amerikës po vazhdon të rritet me norma modeste (sipas standardeve globale), por ndoshta ia vlen të vërehen modelet e migrimeve të brendshme që po ndodhin aty.

Shtetet si Teksasi dhe Florida po presin një fluks më të lartë njerëzish nga shtetet e tjera.

Kanadaja ka një nga normat më të larta të rritjes së popullsisë krahasuar me ekonomitë kryesore të zhvilluara, kryesisht falë emigracionit ndërkombëtar.

Meksika është aktualisht vendi i 10-të me popullsinë më të madhe në botë, por me sa duket, ajo do të dalë nga lista e 10 vendeve me popullsinë më të madhe pasi shtetet afrikane kanë ritme shumë të larta të rritjes së numrit të popullsisë.

Popullsia e Amerikës së Jugut sipas vendeve

HARTAT: Si janë shpërndarë 8 miliardë njerëz në

Popullsia e Amerikës së Jugut në vitin 2022 është 439 milionë banorë. Brazili përbën gati gjysmën e kësaj shifre.

Gjatë kësaj dekade, kryeqyteti i Kolumbisë, Bogotá, do të bëhet megaqyteti i pestë i rajonit (megaqytet cilësohen të gjitha ato qytete me një popullsi prej 10 milionë banorësh ose më shumë).

São Paulo, Rio de Janeiro, Buenos Aires dhe Lima janë megaqytetet aktuale të Amerikës së Jugut.

Popullsia e Oqeanisë sipas vendeve

HARTAT: Si janë shpërndarë 8 miliardë njerëz në

Popullsia e rajonit të Oqeanisë është 44 milionë njerëz, një shifër pak më e lartë se popullsia e Kalifornisë.

Australia, Zelanda e Re dhe Papua New Guinea përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë së këtij rajoni.

Mbetet interesant fakti se shumë nga shtetet me numrin më të vogël të popullsisë mund të gjenden gjithashtu në këtë rajon.

Kur do ta arrijë popullsia e Tokës shifrën e 9 miliardë banorëve?

Popullsia e botës do të shënojë një moment tjetër historik, duke arritur në nëntë miliardë banorë, diku nga vitet 2030.

Video