Doni gjumë të mirë? Zbuloni se çfarë ngjyre duhet të përdorni në dhomën e gjumit dhe kë të evitoni

3 Tetor 2022, 19:28Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Doni në gjumë të mirë? Zbuloni se çfarë ngjyre duhet të përdorni në dhomën e gjumit dhe kë të evitoni

Ngjyrat e ndryshme kanë ndikim të ndryshëm në trurin e njeriut.

Thuhet se e kuqja sjell oreksin dhe njihet si ngjyra e kuzhinës. E gjelbra ka një efekt qetësues dhe dominon dhomat e ndenjes.

Po dhoma e gjumit?

Blu, e kaltër nuk ka rëndësi, mjafton të luani me nuancat e blusë.

Ky nuk është supozim, e thotë shkenca.

Një studimi i Travelodge doli në përfundimin se e kaltra mund të ketë një ndikim real në cilësinë e gjumit.

Doni gjumë të mirë? Zbuloni se çfarë ngjyre duhet

Studiuesit gjetën se nga mijëra të anketuar, njerëzit që flinin në dhoma të lyera me nuancat e blusë ishin më të qetë në përgjithësi, në krahasim me ata që flinin në një dhomë të lyer me nuancat e ngjyrave të tokës.

Efekti qetësues i blusë, shprehet Chris Idzikoëski nga Edinburgh Sleep Centre, lidhet me receptorët e specializuar të quajtur qeliza ganglion në pjesën e retinës së syve tanë, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj ngjyrës blu.

Ndërkohë, studimi thotë se duhet të shmangni ngjyrën vjollcë nga dhoma e gjumit sepse inkurajon kreativitetin dhe e ndalon trurin që të relaksohet.

Doni gjumë të mirë? Zbuloni se çfarë ngjyre duhet

Një tjetër studim shkencor ka dalë në përfundimin se çarçafët e bardhë luftojnë stresin, ankthin apo pagjumësinë.

Mjafton të shtroni në krevatin tuaj çarçafë të bardhë, të lyeni muret ngjyrë të kaltër dhe kjo do të ndikojë drejtpërdrejtë në psikozën tuaj.

Video