"Tuna arrogante, Bleona Qerreti delirante", gazetari nxjerr të pathënat e VIP-ave shqiptarë

3 Tetor 2022, 15:05Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gazetari Flavio Qarri së fundmi në një intervistë, u bënë pjesë e pyetësorit në rubrikën “Dielli apo Hëna”. Dyshja po luanin një lojë me pyetje dhe dënime, ndërkohë Flavio Qarri u pyt për sekretet që nuk i dimë për personazhet publike, duke marrë parasysh se ai ka vite që është pjesë e medias.

Gazetari Flavio Qarri dhe këngëtarja Enxhi Nasufi, ishin të ftuar së fundmi në emisionin “E Diell”, në rubrikën “Dielli apo Hëna.” Konkretisht Nevina thoshte disa veçori, për të cilat Flavio tregonte një emër të një personazhi të famshëm shqiptar.

Sipas Flavios një ndër personazhet më arrogantë ishte Tuna Sejdi, teksa cilësoi Bleona Qerretin si më deliranten, e po ashtu si të tillë cilësoi edhe gjithë artistët e kinemasë shqiptare.

Sa i takon personazhit më pak të talentuar ai cilësoi Eglein Lakrorin, aktorin të cilin e kemi parë në role të ndryshme humori, por njëkohësisht u shpreh se “po e permend se do e falë Egleini”. Sakaq, Flavio i kërkoi falje Ndriçim Xhepës për një fjalë që ka thënë 17 vjet më parë.

Video