
Këngëtarja e njohur Greta Koçi ka ndarë së fundmi një lajm shumë të bukur për fansat e saj. Artistja është në pritje të ëmbël dhe do të bëhet nënë për herë të parë.
Greta ka publikuar pak më parë një video nga ‘babyshower’-i që ka realizuar ku aty do zbulohet dhe gjinia e bebushit që po pret. Në video, artistja shfaqet duke përkëdhelur barkun e rrumbullakosur.
Dhe pse nuk e ka zbuluar ende nëse është në pritje të një djali apo vajze, këngëtarja shkroi krahas videos:
“Në pritje të ëmbël… më e lumtur se kurrë”- ndërsa mori dhe urime të shumta nga miq, ndjekës dhe kolegë të saj.

Dyshimet për dyshimet për shtatzaninë e këngëtares nisën disa javë më parë pasi Greta shfaqej në evente të ndryshme ku ajo ishte e ftuar me veshje të gjëra të cilat i mbulonin pjesën e barkut.
View this post on Instagram