Francezët janë të indinjuar me fituesen e Miss Francës për shkak të këtij tipari që ajo ka (FOTO)

18 December 2023, 09:57Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Francezët janë të indinjuar me fituesen e Miss Francës

Mbrëmë në Francë u mbajt konkursi i Miss-it dhe menjëherë pas shpalljes së fitueses, në rrjetet sociale shpërtheu një debat i çuditshëm. Prerja e flokëve e Ev Gilles shqetësoi audiencën franceze. Publiku pretendon se juria mbajti anë.

Ev është fituesja e parë në historinë e gjatë 103-vjeçare të konkursit të Miss Francës e cila nuk ka flokë të gjatë.

“Jemi mësuar të shohim vajza të bukura me flokë të gjata, por unë zgjodha një look androgjen me flokë të shkurtër”, tha Ev.

Ajo e përshkroi fitoren e saj si një "fitore të diversitetit" duke shtuar se çdo femër është e ndryshme dhe se të gjitha janë unike. 

Në Francë, fituesi zgjidhet nga gjysma e votave të audiencës dhe gjysma tjetër e jurisë. Gilles ishte e treta në votimin e publikut, por juria i dha asaj vendin e parë. Kjo lëvizje e jurisë është ndeshur me mosmiratim në rrjetet sociale.

"Refuzoj të pranoj që kjo është gruaja më e bukur në Francë", shkruan një komentues.



Video