Këngëtari i madh italian i ftuar në Festivalin e Këngës

17 December 2023, 17:42Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Këngëtari i madh italian i ftuar në Festivalin e Këngës
Fest62 / Festivali i Këngës në RTSH

Këngëtari i famshëm italian Umberto Tozzi do të jetë i ftuar për natën e parë të Festivalit të Këngës 62.

Umberto Tozzi, i cili ka shitur mbi 70 milionë disqe gjatë karrierës së tij mbi 40-vjeçare, do të performojë në natën e parë të Festivalit të Këngës 62.

Këngëtari që ka publikuar mbi 30 albume është i ftuari i parë i shpallur që do të jetë i pranishëm në Festivalin e Këngës.

Këngëtari italian ka përfaqësuar kombin e tij në edicionin e vitit 1987 të Eurovision. Ai performoi “Gente di mare” duke përfunduar i 3-ti me 103 pikë.

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në natën e parë të edicionit të 62-të të Festivalit të Këngës. Ndërtimi i skenës së konkursit ka përfunduar këtë fundjavë dhe këngëtarët tani janë duke u përgatitur për katër netë performancash.


Video