Fqinjët denoncojnë familjen e këngëtares Mihrije Braha, reagon menjëherë bashkëshorti (Foto)

19 Shtator 2023, 15:58Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mihrije Braha dhe Naim Abazi

Faqja “Vrojtuesit e lagjes” ka denoncuar përmes rrjeteve sociale një familje të njohur ditën e sotme.

Bëhet fjalë për familjen e njohur të Mihrije dhe Naim Abazit. Dikush nga banorët e lagjes Bregu i Diellit ku është banesa e çiftit Naim e Mihrije ka denoncuar se po bëhet mbindërtim në banesën e tyre,

Sakaq, reagimi i Naim Abazit ka qenë i menjëhershëm, i cili e ka dhënë versionin e tij, duke mohuar se po bën mbindërtim.

“Jo për Zotin s’ka mbindërtim po kulmin po e ndërrojmë se na u ka kallë besoj e keni pa! Tash fillon dimri dhe s’ke qare pa e vendos kulmin. Kështu është që 24 vjet kështu e kam ble me 2006 dhe veq po ja hjekim të djegurin e po ja vendosim të riun”, është shprehur ai.

Fqinjët denoncojnë familjen e këngëtares Mihrije Braha,
Postimi i "Vrojtuesve të lagjes"

Video