Përplasja për një palë vathë mes dy këngëtareve nga Kosova, Era Istrefi dhe Dafina Zeqirit "pushtoi" së fundmi faqet kryesore të medias rozë.
Por pas kësaj përplasjeje, dy këngëtaret janë përballur "live" me njëra tjetrën. Ato kanë qenë mbrëmjen e djeshme të ftuara në të njëjtin koncert.
Sigurisht ato nuk janë ngjitur bashkë në skenë, pasi kanë performuar në orare të ndryshme por nuk e dimë nëse prej tyre ka patur ndonjë ballafaqim apo takim në prapaskenë.
E para ka performuar Era Istrefi. Ajo kishte veshur një body të bardhë teksa flokët i kishte lënë lëshuar. Më pas në skenë u ngjit Dafina Zeqiri e cila u shfaq me një fustan të ngushtë të zi.
Kujtojmë se Dafina e akuzoi Era Istrefin se i ka kopjuar vathët në foton me Mozik, por më pas u pendua dhe e fshiu postimin në Twitter.