Sara Gjordeni humbi sot të atin e saj, Arturin, i cili u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.
Marrëdhënia e Sarës me të atin ka qenë tepër e komplikuar ndërsa për shumë vite besohet se ata nuk kanë patur kontakte me njëri-tjetrin.
Ishte Sara e para ajo që rrëfeu pas daljes nga Big Brother Vip 3, se së bashku me nënën kishin kaluar një jetë të vështirë, për shkak të babait. Ajo tha se babai i nxorri nga shtëpia madje edhe kishte tentuar ta helmonte kohë më parë.
Pas deklaratave edhe i ati i Sarës reagoi duke i mohuar akuzat. Ai tha se shkak i problemeve ishte tradhtia nga ish-bashkëshortja.
Por pavarësisht problemeve, duket se Sara ka tentuar të kontaktojë me të atin para se të ndërronte jetë.
Ajo në rrjetet sociale ka postuar dy fotografi, një telefonatë pa përgjigje që i ka bërë në datën 15 mars dhe një mesazh “si je?” të cilin ia ka nisur në WhatsApp, edhe aty pa marrë përgjigje.
Sara kërkoi që mediat por edhe ndjekësit e saj të mos spekulojnë për arsyet, dhe t’i japin asaj mundësinë të qetësohet në këto momente.