Egla është kryefjala e Big Brother Vip 3 gjatë ditëve të fundit.
Banorja ka dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, por jo plotësisht. Mister mbetet nëse ajo do të rikthehet sërish sot në mbrëmje apo do të largohet përfundimisht.
Sakaq, gazetari Gerald Qerimi ka zbardhur detaje interesante gjatë një interviste në “Top News”, duke sqaruar edhe fotografimin e Eglës jashtë shtëpisë, në rrugët e Tiranës.
Ai tha se aktorja shoqërohej nga stafi i Big Brother Vip dhe ishte e monitoruar dhe e shoqëruar nga kamerat në çdo lëvizje.
Qerimi gjithashtu tha se, sipas tij, nëse Egla hyn sot, Meritoni dhe Ilnisa shkojnë në nominim kokë më kokë.
Pjesë nga fjala e gazetarit në emisionin “Breaking”:
Është në një ambient të izoluar, brenda afër shtëpisë së Big Brother nuk di ta them. Është e survejuar me kamera. Nga informacionet që unë kam Egla është në prani të personave të produksionit, ka qenë e shoqëruar me kamera edhe në pjesën e monitorimit në rrugë.
Big Brother është munduar të ruajë konfidencialitetin për natën e sotme, ku pritet të merret një vendim për Eglën. Një teori është që do të futet sërish, një tjetër që do të dalë. Edhe pak ka mbetur në orën 21:00 Big Brother do të zbulojë gjithçka. Unë do të doja ta shikoja Eglën si banore, të shikoja reagimin e banorëve. Banorët e dinë të skualifikuar, nuk dinë asgjë.
Nuk mendoj që do të ketë një nominim për të tre. Ka një pikëpyetje shumë të madhe a do të kthehet apo jo brenda shtëpisë së Big Brother. Nëse nuk kthehet, Meritoni me Ilnisën do të dalin në një nominim kokë më kokë, për rregullat që kanë thyer.
Po flitet për Eglën, madje edhe brenda shtëpisë së Big Brother ka rënë qetësia pa të. Banorët ende flasin për Eglën.
Gjithashtu do të ketë një banor të ri.