Ndahet nga jeta babai i Sara Gjordenit, reagon ish-banorja e BBV: Zoti na sheh të gjithëve! Ai vuante nga...

2 Prill 2024, 19:03Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sara Gjordeni dhe babai i saj, Artur Gjordeni

Babai i Sara Gjordenit, Artur Gjordeni ka ndërruar jetë ditën e sotme nga një sëmundje e rëndë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ish-banorja e Big Brother Vip 3, Sara, parmes një postimi në rrjetet sociale.

Ajo i është kundërpërgjigjur shkrimeve në disa media, që aluduan për vdekjen e tij, pas sherrit publik që pati me vajzën.

Pas daljes nga BBV3, Sara hodhi akuza të rënda ndaj babait, duke thënë se i kishte nxjerrë nga shtëpia, atë dhe të ëmën. Ai reagoi duke mohuar akuzat e vajzës së tij.

Ja çfarë shkruan Sara tashmë në një postim në rrjetet sociale:

Dy fjalë për dashamirësit e mi përpara se të marr kohën time për t'u qetësuar:

Artur Gjordeni vuante prej mëse 20 vitesh nga një sëmundje e pashërueshme e stomakut. Këtë mund ta konfirmojë lehtësisht çdo mjek i mundshëm i spitalit rajonal Berat, pasi aty kurohej prej më shumë se dy dekadash regullisht.

Nëse nuk keni informacione mbi shkakun e tij të vdekjes, mos hidhni akuza

ABSURDE.

Shkaku i tij i vdekjes ishte dëmtimi i parikuperueshëm i stomakut dhe mëlçisë.

Te afërmit e tij e prisnin ketë ditë prej muajsh…

Vërtetë ai nuk bëri anjë përpjekje 27 vjet të ishte pranë meje, por ndarja e tij nga jeta duhet respektuar si nga Unë, ashtu edhe ju! Për ata që hedhin vrer edhe në një ditë të tillë kaq delikate, kam vetëm dy fjalë nga shpirti:

Ju dalshin hakat e mia aty ku ju dhemb më shumë! Hallet e mia ju rafshin që nesër mbi kokë që vendosni të ma shtoni dhimbjen me akuza dhe ofendime !

ZOTI NA SHEH TË GJITHËVE

Ndahet nga jeta babai i Sara Gjordenit, reagon ish-banorja e BBV: Zoti na sheh
Reagimi i Sara Gjordenit

Video