FOTO/ Denisa publikon portretin e plotë të djalit të dytë, zbulon edhe se kujt i ngjan!

10 March 2026, 15:42Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Denisa publikon portretin e plotë të djalit të dytë,
Kozak dhe Denisa

Familja e njohur e rrjeteve sociale, Kozak dhe Denisa, po shijojnë ditët e para me anëtarin e tyre më të ri.

Çifti mirëpriti së fundmi në jetë fëmijën e tyre të dytë, një djalë të cilin e kanë pagëzuar me emrin Masson.

Ndërkohë që ndjekësit ishin shumë kuriozë të shihnin portretin e të voglit dhe të zbulonin se kujt i ngjante më shumë, ka qenë vetë Denisa ajo që e ka shuar këtë dilemë.

Përmes një InstaStory shumë të ëmbël ku Masson shfaqet duke fjetur, Denisa ka etiketuar partnerin e saj dhe ka pranuar hapur humbjen në “luftën e gjeneve”.

“Kozak Junior”, ka shkruar ajo krahas fotos, duke konfirmuar me humor se djali i tyre i dytë është një kopje e vërtetë e babait të tij.



Video