Aktori i njohur gjerman Gedeon Burkhard ishte i pranishëm në ceremoninë e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa” për vëllezërit Nicolas dhe Olivier Berggruen në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
Prania e tij, si stërnip i aktorit me famë evropiane Aleksandër Moisiu, përveç nipërve Berggruen të Moisiut që u nderuan nga UAMD, e bëri dhe më emocionale ceremoninë.
Burkhard është i mirënjohur për rolet e tij, mes të cilave ato në filmat “Komisari Rex” dhe “Të pamëshirshmit”.
Në ceremoninë në nder të kushërinjve të tij, ai mbajti një profil të ulët dhe tejet modest gjatë pranisë në universitet, ndaj pakkush e njohu. Mes të paktëve ishte që u vunë re ishte pedagogia Dr. Brunilda Licaj që publikoi edhe disa foto në rrjetet sociale.