Qoka e fundit e drejtoreshës së Ministrisë Arisa Cane për Klodia...
12 Shtator, 22:48Fokus
Sezoni i ri në ‘Top News’ nis më energjik se kurrë. Duke filluar nga e mërkura, të gjitha ngjarjet e ditës, nga politika, aktualiteti, rajoni, bota vijnë të pasqyruara në formatin ‘Breaking’ me tre emisione.
Ekrani i Top News do të shoqërojë shqiptarët nga ora 09:00 deri në 20:00 me transmetime maratonë, për lajmin e fundit, analiza dhe të ftuar mbi zhvillimet e aktualitetit, por edhe me tema dhe tabutë.
Këtë sezon, Top News i bashkohen dy emra të afirmuar të ekraneve shqiptare, Fiori Dardha dhe Xhoi Malësia.
Të dy do të jenë me emisionet e tyre ‘Breaking’, përkatësisht ‘Breaking me Fior Dardhën’ nga ora 09:00 deri në orën 12:00 dhe ‘Breaking me Xhoi Malësia nga ora 13:00 deri në orën 16:00.