Është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare lokalisti i grupit të njour amerikan “Smash Mouth”,
Steve Harwell.
Harwell luftoi me alkoolizmin dhe një sërë problemesh të tjera shëndetësore. Në vitin 2013 ai u diagnostikua me sëmundjen e zemrës, kardiomiopati dhe më pas një gjendje neurologjike, encefalopati akute, e cila ndikoi në kujtesën dhe të folurit e tij.
Karriera e tij me “Smash Mouth” nisi në vitin 1994, kur ai formoi grupin me tre persona të tjerë. Pasi u nënshkruan me Interscope, suksesi i tyre ishte i shpejtë, me këngën debutuese “Walkin' on the Sun” që arriti në Top 20 në Mbretërinë e Bashkuar dhe albumi debutues “Fush Yu Mang” arriti dy herë “Platinium” në SHBA.
Grupi do të merrte famë të madhe ndërkombëtare me hitin e 1999, “All Star”, dhe “I'm a Believer”, e cila u shndërrua në kolonë zanore të filmit të animuar “Shrek” në 2001.