Fansat ironizojnë Zhaklin Lekatarin, çfarë deklaronte opinionistia më parë për “BBV”?

29 March 2023, 19:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fansat ironizojnë Zhaklin Lekatarin, çfarë deklaronte
Zhaklin Lekatari

Zhaklin Lekatari është emri që zëvendësoi Balina Bodinakun në Big Brother Vip Albania si opinioniste në krah të Arbër Hajdarit.

Fillimisht u prit mirë nga publiku. Por më pas me komentet e saj, sidomos kundër Luizit, shumë shpesh ka ‘irrituar’ një pjesë të mirë të publikut dhe njëherë u bë pjesë e një skandali që përfshinte Oltën dhe bashkëshortin e saj.

Por, një foto tjetër po qarkullon në rrjet dhe është një pjesë e shkëputur nga një intervistë e saj ku për Big Brother si format nuk shprehej aspak pozitive.

“Nuk e kam parë Big Brother e kam evituar sa më shumë të ishte e mundur. Ishte dalldi kolektive totalisht e pajustifikuar nuk doja ta dija çfarë ndodhte aty se ishte humbje kohe.

Dinamikat e shtëpisë mund të ishin dhe të sajuara dhe nuk më sillnin asnjë të mirë. Sa më shumë i shihja të polarizuar, më dukej sikur e gjithë kjo shoqëri e dalë në një arenë për personazhet e Big Brother.

Një vrimë në ujë, një thagmë!

Vetëm fakti që do jem e mbyllur dhe do jem kavje dhe nuk do vendos unë dhe nuk do jem unë aktori i asaj kohe, më shqetëson.”

Tashmë kuptohet që deklarata e saj e mëparshme ka qenë thjesht xhelozi nga fama e BBV pasi sot është vetë pjesë e BBV.

 

Fansat ironizojnë Zhaklin Lekatarin, çfarë deklaronte


Video