Ermal Mamaqi zbulon shenjën e “pazakontë” në fytyrën e të birit në ditën e tij të lindjes (FOTO)

30 September 2022, 17:43Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ermal Mamaqi zbulon shenjën e “pazakontë” në
Ermal Mamaqi dhe Joeli

Zakonisht Ermal Mamain e njohin për momentet e tij kur na bën për të qeshur, por ka dhe raste kur na emocionon me fjalët. Një rast i tillë është dita e sotme, ku Ermali feston ditëlindjen e të birit, pasi Joeli bëhet 9-vjeç. 

Në këtë ditë të veçantë Ermali i ka dedikuar fjalët më të bukura, ku ka zbuluar edhe një detaj në fytyrën e tij që nuk e kishte vënë re më parë.

“Mu deshën 9 vite të shoh që ky Kingu përveç dashurisë që rrezaton ka dhe një shenjë afër mendjes që është një zemër. Jetë të gjatë dhe me shëndet gëzimi ynë i parë. Joel zemër 9,”-shkruan Mamaqi.



Video