Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, duket se po shijon romancë të re.
Pas një turi të gjatë, ajo ka menduar disa ditë pushimesh për t’u relaksuar. Këtë e ka bërë me të dashurin e saj të ri, komedianin Trevor Noah.
Dua dhe 38 vjeçari janë parë së bashku në East Village në New York, duke u përqafuar, duke u puthur dhe darkuar bashkë. Ylli 27-vjeçar i popit dhe drejtuesi 38-vjeçar i The Daily Show u panë duke shijuar një darkë intime në Miss Lily’s. Por, as njëri e as tjetri nuk i kanë bërë akoma publike shkendijat mes tyre.
Rikujtojmë që Dua është ndarë në dhjetor të vitit të kaluar nga modeli Anwar Hadid.