Trajtimi ushqimor, koleksioni i çantave firmato dhe Rolex; sherri mes Tottit dhe Ilary kap të tjera nivele

30 September 2022, 13:25Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Trajtimi ushqimor, koleksioni i çantave firmato dhe Rolex; sherri mes

Lajme të reja për ndarjen mes Francesco Totti dhe Ilary Blasi. Sipas raportimeve të “Corriere della Sera”, prezantuesja i ka kërkuar një kuotë të konsiderueshme për ushqimin: 20 mijë euro në muaj për veten dhe 17.500 euro për tre fëmijët e saj Cristian, Chanel dhe Isabel.

Ish-futbollisti e ka refuzuar propozimin dhe i ka ofruar zero euro ish-bashkëshortes dhe 7 mijë euro në muaj për fëmijët. 

Duket se kërkesa e Ilary është e tepërt për Tottin, duke pasur parasysh të ardhurat e saj si drejtuese e “Isola dei Famosi”, reklamave në TV dhe sponsorizimeve në Instagram.

Sidoqoftë, propozimi me zero euro është marrë nga Blasi si ofendim, duke qenë se konsiderohet si palë e dëmtuar në këtë aferë.

Ndërkohë, avokati i Ilary Blasi, Alessandro Simeone, paraqiti pretendimet në emër të klientes së tij për t’i rikthyer çantat firmato, të vjedhura nga burri i saj.

Bëhet fjalë për një koleksion Dior, Chanel dhe Gucci, që ish-kapiteni i Romës ia ka marrë si "peng" për orët e tij të çmuara Rolex, të cilat prezantuesja televizive ia ka rrëmbyer nga kasaforta.

Avokatët e Tottit gjithashtu ka të ngjarë të paraqesin një kërkesë të ngjashme për të rikuperuar orët Rolex të humbura.



Video