“Edhe një natë”, Xhensila Myrtezaj dhe Noizy publikojnë duetin e shumëpritur (VIDEO)

15 July 2022, 19:56Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Edhe një natë”, Xhensila Myrtezaj dhe Noizy
Xhensila dhe Noizy

Xhensila Myrtezaj dhe Noizy kanë publikuar duetin e tyre të parë të shumëpritur nga publiku. 

Kënga titullohet “Edhe një natë” dhe artistët e kishin paralajmëruar prej kohësh. Siç vihet re nga reagimet e para, duket se është pëlqyer shumë.

“Jam e sigurt që do të jetë një super hit. Një këngëtare si Xhensila nuk të zhgënjen kurrë”, “Normal që do të jetë një super hit, çfarë mund të presësh tjetër nga Noizy”, “Një duet që nuk e prisnim kurrë dhe do të jetë super hitt sepse si Noizy ashtu dhe Xhensila nuk na kanë zhgënjyer kurrë”, janë disa prej komenteve.

Për Xhensilën, ky është projekti i tretë që publikon për këtë verë ndërsa Noizy ka sjellë disa duete. I fundit ishte me Loredanën që rezultoi një këngë shumë e suksesshme. Gjithashtu ai ka publikuar dhe duetet me Ylli Limanin dhe me Ardian Bujupin. Ai pritet të sjellë dhe një këngë tjetër por do të jetë solo.


Video