E quajtën "Dua", çifti i aktorëve të famshëm sulmohen për zgjedhjen e "emrit arab" për vajzën e tyre

7 Nëntor 2024, 20:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Ranveer Singh dhe Deepika Padukone, një çift i famshëm i Bollywood (industria e filmit në Indi), u bekuan me një vajzë më 8 shtator 2024 dhe me rastin e Diëali, festivali i dritave në Hindu.

Dyshja zbuluan emrin e vogëlushes së tyre por jo të gjithë e pritën mië.

Edhe pse fansat dhe kolegët e kanë uruar çiftin, disa përdorues të rrjeteve sociale kanë shprehur neveri dhe kanë vënë në dyshim zgjedhjen e emrit.

Çifti është sulmuar nga disa përdorues të internetit të cilët pretendojnë se emri “Dua” është i papërshtatshëm për një fëmijë indian. Madje ka nga ata që argumentojnë se çifti duhet të kishte zgjedhur një emër më konvencional indian.

Një person në rrjetet sociale shkroi, “Pse emër mysliman. Ata po lëndojnë ndjenjat e sanatana Dharma”, duke shprehur zemërim bashkë me shumë komentues të tjerë.

Dua është edhe emri i këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipa, megjithëse ajo ka shpjeguar në një emision se kuptimi është si folja “dua”, pra dashuri. Versioni arab është fjala dua, që nënkupton lutjen.

Video