I riu tregon ndryshimin DRASTIK që pësoi, pasi vendosi të mos masturbojë për 1 VIT

7 Nëntor 2024, 18:41Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Foto ilustruese

Muaji nëntor, në botën perëndimore njihet edhe si “No Nut November”, që do të thotë se të rinjtë inkurajohen të mos masturbojnë përgjatë gjithë nëntorit.

Disa studime kanë treguar se heqja dorë nga masturbimi i shpeshtë, mund të sjellë të mira, si rritja e nivelit të spermës.

Por më problematik se vetë masturbimi, shkencëtarët konsiderojnë pornografinë, apo varësinë ndaj saj. Përdorimi i pornografisë mund të jetë pjesë e sjelljes kompulsive, me pasoja negative në mirëqenien fizike, mendore, sociale ose financiare.

Ndërsa një djalë i ri ka vendosur ta çojë në ekstrem sfidën e tij, duke qëndruar jo vetëm një muaj pa masturbuar, por siç pretendon ai, plot një vit.

Youtuber-i Dalati thotë se nuk është domosdoshmërisht masturbimi ajo që është e keqe, por në të vërtetë akti i shikimit të kaq shumë pornografie, sepse të mëson me një qasje joreale të marrëdhënies intime.

I riu tregon ndryshimin DRASTIK që pësoi, pasi vendosi të mos
Youtuber-i Dalati

Pra, duke hequr dorë nga kjo, ai zbuloi se “mendja e tij ishte shumë më e qartë”.

“Vura re një përfitim të përqendrimit të shtuar”, u shpreh ai.

“Pra, në vend që të shpërqendrohesha vazhdimisht dhe ta kisha atë (pornografi/masturbimin) në mendjen time, unë isha në gjendje të vendosja vëmendjen dhe energjinë time të plotë nëse po bëja punë… nëse isha duke ushtruar në palestër, çfarëdo që bëja në në këtë moment, fokusi im u rrit”, shpjegoi ai.

Ai gjithashtu vuri re një “rritje të vetëbesimit”, sepse ai po e jetonte jetën e tij ashtu siç “duhet të ishte” pa pasur “nxitime ekstreme të dopaminës çdo ditë”.

“Ndihesha shumë më shumë si vetvetja dhe qasja ime ndaj situatave ishte shumë më realiste”, shpjegoi Dalati.

Ai pranoi se i kishte më të vështirat dy javët e para të ndalimit, sepse ai “po hasej vazhdimisht me dëshirën” që “po arrinte çatinë”.

Pas kësaj, përfitimet filluan dhe ai thotë se “u qetësua”.

Video