FOTO/ Pasi mbylli kapitullin e dashurisë me Ledri Vulën, Sara Hoxha “hakmerret” ndaj reperit?

7 Nëntor 2024, 15:14Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas ndarjes së shumëpërfolur mes Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës, blogerja ka bërë veprimin i cili ra menjëherë në sy nga ndjekësit.

Teksa aktorja ka ndarë një foto të vajzës, në qafën e Poem Blu shihet një etiketë e cila mban emrin e saj.

Ajo çfarë bëri përshtypje kishte të bënte me mbriemrin i cili nuk është Vula por Hoxha, “Poi Hoxha” shkruhej në bexh.

Mos vallë Sara ka marrë vendimin që vajzës t’i japi mbiemrin e saj?

Kujtojmë që aktorja së fundmi ka pranuar ndarjen nga reperi Ledri Vula me të cilin ndan edhe vajzën e quajtur Poem Blu.

Ndonëse prej një viti çfiti janë përfolur në media për një krizë në marrëdhënien e tyre, dy protagonistët nuk folën asnjëherë publiksht për këtë.

Mirëpo e ftuar në një interviste aktorja e ka konfirmuan ndarjen nga artisti pa u zgjatur shumë dhe pa hyrë në detaje.

“Sa mirë që të ka bërë ndarja,” i ka thënë moderatori në “Top Albania Radio” Sarës.

“Po, po kështu po më thonë” u përgjigj blogerja pa ngurim.

Teksa romanca e re e Ledri Vulës ka bërë bujë në mediat rozë, duket se reperi dhe ish-partnerja e tij Sara Hoxha e “vulosën” fundin e marrëdhënies së tyre pak ditë më parë teksa hoqë njeri-tjetrin nga rrjetet e tyre sociale.

Edhe pse ish-çifti janë përfolur për ndarje prej më shumë se një viti, sërish vazhdonin të ndiqeshin në Instagrami.

Por, pas publikimit të fotove të Ledri Vulës me të dashurën e re, Rina Zaiti në rrugët e Londrës, ish-çifti kanë “zhdukur” njëri-tjetrin nga rrjeti social, ndonëse blogerja ka ende disa nga fotografitë e tyre në profilin e saj.

Video