David Beckham i përlotur i bën nderimet Mbretëreshës, priti 13 orë në radhë

17 September 2022, 08:54Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

David Beckham i përlotur i bën nderimet Mbretëreshës, priti

David Beckham ka mundur më në fund që t’i bëjë nderimet monarkes më jetëgjatë të Britanisë, Mbretëreshës Elizabeth II. Ai priti me orë të tëra në radhë me anëtarët e publikut për të parë arkivolin e Madhërisë së saj të ndjerë.

Trupi i pajetë i Mbretëreshës prej disa ditësh ndodhet tashmë në Westminster Hall, pjesa më e vjetër e Pallatit të Westminsterit, përpara funeralit të saj të hënën, 19 shtator.

Sipas Sky News, ish-kapiteni i futbollit anglez qëndroi në radhë për 13 orë për t’i dhënë lamtumirën mbretëreshës. Pamjet tregojnë Beckham duke hyrë në sallën historike, pasi hoqi kapelën që mbante teksa qëndronte në radhë.



Video