
Evi Kokalari i është bashkuar Kuvendit të sotëm Kombëtar të PD në Pallatin e Kongreseve dhe qëndron në rresht të parë, e ulur në krah të zonjës Lirie Berisha.
Pas shpalljes së Bleona Qerretit si kandidate për Këshillin e Ri Kombëtar nesër në Kuvendin e PD-së, të organizuar nga Sali Berisha, është tallur keq me këngëtaren
“Nuk e di kush e propozoj këtë në Këshill & pse, por vetëm galeria në këtë artikull mjafton të kuptosh që kjo po përdoret për ti ulur vlerat Kuvendit nesër.
Do doja të shikoja intelektual dhe shkrimtar e artist si Inva Mula dhe Visar Zhiti, etj në këshill. Ose merreni PD-në seriozisht ose mos na humbni kohën kot.
Jam pa fjalë”, shkruajti Kokalari.
Kujtojmë se këngëtarja e njohur Bleona Qereti refuzoi ditën e djeshme ftesën e bërë nga Sali Berisha për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD.
Qereti jeton prej vitesh në Amerikë dhe përmes një postimi në rrjetet sociale, Qereti thotë se është besnike ndaj SHBA-ve. Ajo shton se nëse do të punonte ndonjëherë për ndonjë qeveri, padyshim që do ishte ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ndërsa kam lindur në Shqipëri jam një qytetar amerikan! Unë e dua Shqipërinë por besnikëria ime është ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Nëse do të punoja ndonjëherë për një qeveri, do të punoja vetëm për qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkruan Bleona Qereti