Është përpjekur ta mbajë jashtë vëmendjes së mediave lidhjen e saj të dashurisë, por Bebe Rexha këtë herë nuk i ka shpëtuar objektivit të kamerave.
Ylli i muzikës Pop me origjinë shqiptare është fotografuar me të dashurin e saj producentin kinematografik, Keian Safiari. Ata janë fotografuar rrugëve të Santa Monikas në Kaliforni, pasi shijuan një drekë së bashku në një restorant.
Në këto foto të publikuara nga portali Just Jared, nuk mungojnë as përqafimet në publik, teksa të dy u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin.
Çifti, ajo 32 dhe ai 38 vjeç, kanë dy vite në këtë marrëdhënie. Mund të jetë pikërisht dashuria e tyre që ka ndikuar që Bebe Rexha të reduktojë aktivitetin e saj krijues, teksa hiti i saj më i fundit “Better Mistakes” u publikuar vitin e kaluar.