‘Sunny Hill’, Dua Lipa nuk do të këndojë në Tiranë: Do të jetë në Amerikën Latine

24 August 2022, 17:03Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
‘Sunny Hill’, Dua Lipa nuk do të këndojë në
Dua Lipa

Fat Gjakova, një nga organizatorët e ‘Sunny Hill’ tha në një intervistë për Euronews Albania se Dua Lipa nuk do të këndojë në Tiranë.

Ai u shpreh se për shkak të agjendës së këngëtares e cila është e organizuar shumë kohë më parë, Lipa do të jetë në Amerikën Latine e angazhuar atje, gjatë kohës që në kryeqytet do të këndojnë 40 këngëtarë shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

Gjakova tha se bileta vlen për tre ditë rresht dhe priten rreth 20-25 mijë vizitorë.

Për pjesëmarrësit që do të ndjekin ngjarjen çmimi i biletës është 100 euro.

‘Sunny Hill’, Dua Lipa nuk do të këndojë në


Video