Arrestohet reperi i njohur 'Don Xhon', u kap me armë zjarri në BMW (Foto)

27 October 2022, 14:14Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet reperi i njohur 'Don Xhon', u kap me armë zjarri
Don Xhon

Reperi Xhonatan Isufi, i njohur si Don Xhon, ka rënë në prangat e policisë së Kosovës. Mediat kosovareshkruajnë se, reperi nga Drenica është ndaluar nga policia mbrëmjen e djeshme në autostradë.

Gjatë kontrollit në mjetin tip “BMW”, Don Xhonit i është gjetur një armë e llojit pistoletë, për të cilën nuk ka pasur leje. Ende nuk dihet nëse ndaj reperit do të vendoset gjobë dhe do të lirohet apo do të mbahet në qeli.

Kujtojmë se Don Xhoni është arrestuar disa herë lidhur me akuzat për armëmbajtje pa leje, ku hera e fundit ishte verën e kaluar, por është liruar sërish.



Video