A po del parashikimi i Luizit? Dea Mishel ndihmon Kristin të lahet në dush (VIDEO)

17 April 2023, 20:58Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A po del parashikimi i Luizit? Dea Mishel ndihmon Kristin të lahet në
Dea dhe Kristi

Dy prime më parë Luiz Ejlli sulmoi keq Kristin duke i thënë se ai po përdor vajzat për të shkuar në finale. Madje Luizi tha se "Kristi po i ndjen erë femrës së radhës’ duke nëkuptuar Dea Mishel. Dhe ‘profecia’ e tij duket se po del.

Ditën e sotme, teksa Kristi ka qenë duke bërë dush, Dea Mishel e ka ndihmuar atë të pastronte qafën dhe kokën, pasi e kishte të vizatuar. Një gjë e tillë i ka habitur ndjekësit, e kjo jo vetëm prej afrimitetit që të dy kishin, por se si një tip si Kristi, duke e ditur të gjithë që është shumë i ftohtë dhe serioz ka lejuar një gjë të tillë.

Kujtojmë se gjatë një bisede në Big Brother Radio, Dea ka thënë më herët se ka tension seksual në momentin kur i afrohet Kristi. Jo vetëm kaq, por në prime-n e kaluar Kristi nominoi Jorin dhe Elvisin duke thënë se nuk dëshiron që Dea të ketë banorë të fortë në nominim.


Video