"Ka përfunduar me sherr"/ Afrona Dika flet sërish për ndarjen nga Blero: Unë kam të dashur tjetër tani

17 April 2023, 17:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Ka përfunduar me sherr"/ Afrona Dika flet sërish për
Ish-partnerja e këngëtarit Blero, Afrona Dika

Ish-partnerja e këngëtarit Blero, Afrona Dika ka folur sërish për vendimin e tyre për t'i dhënë fund martesës. E ftuar në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, Afrona ka treguar se si përfundoi lidhja e tyre.

“Thjesht nuk ka funksionuar më, kur e sheh se non-stop vjen tek një pikë që duhet ta diskutosh edhe nuk sheh më rrugëdalje tjetër edhe e vëren që nuk funksionon më atëherë mirë është me vendos diçka që të jetë e mirë për të dy anët. Prandaj edhe ne vendosëm që ta përfundojmë këtë martesë”, tha ajo.

E pyetur nëse martesa e tyre është mbyllur me sherr apo në mënyrë të qytetëruar, ajo u përgjigj: Nuk kemi sot kontakt dhe gjithçka ka përfunduar, për këtë pyetje ndoshta mundem me thënë se ka përfunduar me sherr.

Sidoqoftë, ajo u shpreh se tani është e lumtur dhe se po ndihet më mirë se kurrë. Po ashtu Afrona ka një të dashur të ri dhe ka treguar që bashkëjeton me të.


Video