Pamje të patransmetuara, Jori tallet me mënyrën se si Dea qëndron në divan gjatë spektaklit (VIDEO)

17 April 2023, 17:12Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pamje të patransmetuara, Jori tallet me mënyrën se si Dea
Jori tallet me mënyrën se si Dea qëndron në divan gjatë spektaklit

Janë bërë virale disa pamje ku shihen dy banoret e shtëpisë së ‘Big Brother’, Dea dhe Jori.

Ajo çfarë në pamje të parë duket shumë qesharake, në fakt është më shumë një formë tallje e Jorit me Dean.

Pasi në një moment kur gjatë spektaklit po jepnin reklamat, Dea ishte e shtrirë ndonëse me fustanin me pala veshur, dukej shumë rehat gjë që mesa duket Jori e ka përdorur në formë tallëse kur e ka imituar mënyrën se si Dea po qëndronte.

Gjë e cila ka shkaktuar të qeshura me banorët që Jori kishte afër siç ishte Qetsori.

Nuk e dimë nëse Dea do të ishte e lumtur dhe a do qeshte me imitimin e Jorit, por ajo që ngelet për t’u thënë është që Jori është jo vetëm simpatike, por dhe pozitive.

 


Video