Reperi Kleviol Ahmeti, i cili njihet me emrin e artit si Cllevio Serbiano, pas daljes nga qelia ka paralajmëruar se do të dhunojë dhe moderatorin Arjan Çani.
Gjatë një video-live në rrjetet sociale, duke folur për boksierin Klevis Çelaj, ai përmendi dhe Arjan Çani duke e paralajmëruar se sa ta kapë do e rrahë. Cllevio Serbiani edhe më herët ka ofenduar Arjan Çanin, teksa këtë gjë e ka pranuar edhe gazetari në emisionin e tij. Nuk dihet nëse kjo "armiqësi" ka të bëjë për shkak të miqësisë së Arjan Çanit me Noizyn.
"Klevisi që del tek Arjan Çani, pederast i francezëve. Arjan Çani, po të kapa a e di sa do të të rraf!? Do ta shikojmë! Mirë se kështu jam unë, si mbaj premtimet unë se gango interneti jam. Kështu thoshte edhe Noizy. Kur të rritesh do t'iu tregosh fëmijëve këndej e anej.. Do t'iu tregoj fëmijëve sa të kap dhe ty." shprehet Cllevio në video.
Gjithashtu, reperi paralajmëroi edhe një herë Noizyn dhe shokët e tij, duke i përmendur një për një me emra konkret se do t'i rrahë.