A do jetë Donaldi pjesë e “Më lër të flas”? Spoti i parë i Romeos ishte për vëmendje (VIDEO)

20 Mars 2023, 22:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dy vëllezërit Veshaj do jenë sërish bashkë në krye të emisionit ‘Më lër të flas’. Edhe pse tërhoqën vëmendje me spotin e parë të emisionit, ku shfaqej Romeo i cili tregonte se do ishte i vetëm në moderim, sot u zbuluan prapaskenat, e pjesë e saj shihet të jetë edhe Donaldi.

Ai qëndron i ulur te regjia, duke i hequr zërin Romeos, i cili moderon i vetëm në skenë. ‘Më lër të flas’- i thotë në fund Romeo, vëllait të tij.

E pra, spoti i parë e mori vëmendjen që donin për nisjen e programit të tyre. Tashmë s’ka asnjë dyshim, që Donaldi dhe Romeo do jenë sërish në krye të programit, e që asnjëri nuk do largohet nga ekrani.

“S’të lë njeri rehat ta shijosh suksesin vetëm. S’ta do njeri të mirën sot”– shkruan Romeo në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Romeo Veshaj (@romeoveshaj)

Video