
Mafia po bëhet ‘narkotrafikante dixhitale’ falë bandave shqiptar...
6 Qershor, 23:50Fokus
Luiz Ejlli është kthyer në një fenomen në Shqipëri dhe gjërat kanë arritur deri aty sa merr mesazhe nga të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Së fundmi, është edhe futbollisti Armando Broja ai që ka surprizuar shkodranin.
Te rubrika “Big Love”, aty ku banorët lexojnë mesazhet që i vijnë nga fansat e tyre, është sulmuesi i Chelsea-it dhe njëkohësisht i kombëtares shqiptare që shkruan.
Ai mbështet publikisht Luizin, bashkë me familjen e tij.
“Luiz të përshëndesim. Je më i miri. Të ndjekim çdo ditë. Familja Armando Broja Londër”, shkruhej në mesazhin drejtuar këngëtarit të njohur duke nxitur dhe reagimin pozitiv të këtij të fundit.