A beson në romancën Heidi-Romeo? Erjola përgjigjet ndryshe nga Roza

12 May 2024, 15:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A beson në romancën Heidi-Romeo? Erjola përgjigjet ndryshe nga
Heidi, Erjola dhe Romeo

Ndryshe nga Roza, Erjola Doçi mendon se mes Heidit dhe Romeos nuk ka dashuri të sinqertë, por vetëm kimi.

Komentet, Doçi i bëri nga studioja e “Fan Club” ku ishte sot e ftuar, tashmë si ish-banore ku u përball edhe me pyetjet e opinionistëve.

“Mes Heidit dhe Romeos kam parë kimi dhe vetëm kaq. Ua kam thënë edhe në sy nuk është diçka e re. Dashurinë e vërtetë nuk e kam ndjerë në muret e asaj shtëpie nga çifti i fundit që mbeti në BBV”, tha ajo.

Banorja u eliminua dy javë përpara finales së madhe, pas një nominimi të hapur brenda natës.

Sa i takon emrit të fituesit, si Roza ashtu edhe Erjola dhanë atë të Julian Dedës.

 

 


Video