Eurovision/ Ja cila u zgjodh kënga fituese e Festivalit Europian

12 May 2024, 09:08Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Eurovision/ Ja cila u zgjodh kënga fituese e Festivalit Europian
Nemo

Këngëtari i Zvicrës, Nemo, fitoi Festivalin Europian me këngën “The Code”.

24-vjeçari mblodhi 591 pikë në total duke kryesuar votat e jurisë.

“Shpresoj që ky konkurs të përmbushë premtimin e tij dhe të vazhdojë të qëndrojë për paqen dhe dinjitetin për çdo person në botë”, tha Nemo në fjalimin e fitores.

Kroacia, që kryesoi votimin e publikut, doli në vend të dytë.

Ndërsa këngëtarja 20-vjeçare e Izraelit u rendit e pesta.

Protesta dhe brohoritje pati ndaj pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovizion, duke kundërshtuar luftën në Rripin e Gazës.

Festivali Europian që u mbajt në Suedi u zhvillua nën masa të rrepta sigurie për shkak edhe të paralajmërimeve për protesta kundër pjesëmarrjes së Izraelit.

5 vendet e para në Eurovizion:

Zvicra: Nemo – The Code

Kroacia: Baby Lasagna – Rim Tim Tagi Dim

Ukraina: Alyona Alyona & Jerry Heil – Teresa and Maria

Franca: Slimane – Mon Amour

Izraeli: Eden Golan – Hurricane


Video