Silvio Berlusconi së fundmi u kurorëzua në martesë me deputeten Marta Fascina, në një ceremoni fantastike dhe përrallore në qytetin e Milanos. 85-vjeçari, i cili vesh kostumin e dhëndrit për të tretën herë, u martua me Martën, 53 vite më e re. Ceremonia përrallore thuhet të ketë kushtuar rreth 400 mijë euro.
Eventi u mbajt në “Villa Gerneto” në qytetin Lesmos, në veri të Milanos, ku ishin të pranishëm vëllai i Berlusconit, Paolo dhe fëmijët e tij, Marina, Barbara, Eleanor dhe Luigi. Djali i tij i dytë, Pierre Silvio, mungonte. Berlusconi kishte menduar për të ftuarit, të cilët i surprizoi me këngë dhe dhurata të shtrenjta.
Fëmijët e kanë kundërshtuar këtë martesë, por Berlusconi duket se ishte i vendosur për vendimin e tij. 32-vjeçarja është deputete e partisë Forza Italia dhe ka bashkëjetuar me miliarderin prej dy vitesh. Më herët, manjati i medies ka qenë i martuar me Carla Elvira Lucia Dall’Oglio dhe më pas me Veronica Lario. Jeta e tij ka qenë gjithmonë e tillë, me lajme interesante.



![]()
