Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Dy hajdutë kanë tentuar të grabisin një avokat në kryeqytetin kolumbian, por e kanë pësuar keq. Nën kërcënimin e armës, ata i kanë marrë fillimisht avokatit Schiavenato një orë, dy celularë dhe një gjerdan dhe më pas janë larguar me motor.
Gjithsesi, avokati i ka ndjekur me makinë dhe i ka arritur. Siç mund ta shihni dhe në pamjet dramatike, grabitësit i drejtojnë sërish armën, por avokati i ka goditur me makinë, duke i shtrirë përtokë.
ficerët e policisë kolumbiane arritën të arrestonin autorët dhe tashmë ata do të ndiqen penalisht për vjedhje të rënda dhe armëmbajtje pa leje.