
Kur Dritan Abazoviç u emërua kryeministër i Malit të Zi të gjithë nxituan të urojnë ‘kryeministrin e tretë’ shqiptar në rajon, pas Edi Ramës dhe Albin Kurtit.
Megjithatë, flamurin kombëtar nëpër organizmat ndërkombëtare vetëm Edi Rama e përfaqëson. Kurti shfaqet me ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe Dritan Abazoviç me ato të Malit të Zi.
Por, Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi mendoi për një moment që Malit të Zi t’i vendoste flamurin kombëtar shqiptar.
Lapsusi i komisionerit ndodhi gjatë një postimi në Twitter, ku njoftonte se ishte takuar me Dritan Abazoviç. Në fund të postimit, ai vendos krah për krah njëri-tjetrit flamurin shqiptar dhe atë të Bashkimit Europian.
Postimi qëndroi vetëm për pak momente dhe Varhelyi e fshiu për të hedhur versionin e korrigjuar me flamurin malazez në vend të atij shqiptar.
