VIDEO: Pas grushtit të shtetit, politikanët e Gabonit tentojnë t’ja mbathin me valixhet e mbushura plot me para!

31 August 2023, 21:37Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Pas grushtit të shtetit, politikanët e Gabonit tentojnë
Paratë e sekuestruara

Një sasi e madhe parash është sekuestruar nga policia në Gabon të Afrikës, pas grushtit të shtetit që rrëzoi presidentin Ali Bongo.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë valixhe të mbushura plot me kartëmonedha frangash, dollarësh dhe eurosh, që supozohet se janë sekuestruar në banesën e presidentit Bongo.

Ky i fundit fitoi zgjedhjet me 64.2% të votave, megjithatë një grusht shteti i organizuar nga ushtria që tashmë ka marrë pushtetin, i deklaroi zgjedhjet si të manipuluara dhe e vendosi presidentin nën masën “arrest shtëpie”.

Në rrjetet sociale ka qarkulluar edhe një video tjetër, ku pretendohet se është kapur ministri i Financave duke tentuar të largohet nga vendi me valixhe të mbushura plot me para.

Familja e Bongos, përfshi edhe të atin ish-president të Aliut, Omar Bongo janë përfolur edhe më herët për zotërimin e pronave luksoze në Francë, përfshi një hotel në Paris dhe vila luksoze në Nisë.


Video