Video e frikshme/ Avioni godet linjat e energjisë elektrike, mori flakë dhe ra në autostradë

17 January 2024, 08:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Video e frikshme/ Avioni godet linjat e energjisë elektrike, mori

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kili, ku një avion, i cili mori pjesë në një operacion për shuarjen e zjarrit pati një fund tragjik.

Siç shihet në një video të regjistruar nga një dëshmitar okular, avioni Ayres Turbo Trush goditi linjat e energjisë elektrike, më pas mori flakë dhe u rrëzua në autostradë.

Si pasojë  e përplasjes humbi jetën piloti 58-vjeçar Fernando Solanz Robles ndërsa katër persona të tjerë që ndodheshin në një makinë në autostradë mbetën të plagosur.


Video