Vuçiç ankohet në Davos: Jemi njoftuar se Prishtina do ndalojë qarkullimin e dinarit serb

16 January 2024, 20:27Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vuçiç ankohet në Davos: Jemi njoftuar se Prishtina do
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç

President i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ka paralajmërime që Qeveria e Kosovës do ta ndalojë përdorimin e valutës shtetërore serbe, dinarin, në komunat e banuara me shumicë serbe në Kosovë.

Vuçiç e bëri deklaratën gjatë fjalës së tij si pjesëmarrës në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës.

”Ne morëm një njoftim nga Prishtina se janë të gatshëm të konsiderojnë anulimin e transaksioneve të pagesave me Serbinë qendrore, ndalimin e përdorimit të dinarëve dhe bastisjen e Postanska Banka, njëra nga dy bankat që operojnë me dinarë dhe sipas sistemit serb”, ka deklaruar Vuçiç.

Ai ka thënë se kjo e vë në pikëpyetje normalizimin e marrëdhënieve ndërsa ka theksuar se do të ngrejë si çështje gjatë takimit me Ndihmës Sekretarin O’Brien.


Video