Video: Arratisja spektakolare e bosit të mafies nga burgu i sigurisë së lartë. Momenti kur zbret nga qelia me çarçafë

26 February 2023, 08:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Video: Arratisja spektakolare e bosit të mafies nga burgu i sigurisë

Arratiset nga burgu i Sigurisë së Lartë bosi i mafias ‘Gargano’, Marco Raduano. Mediat italiane kanë publikuar pamjet, ku shihet se si Raduanos zbret nga dritarja e qelisë përmes disa çarçafëve që i kishte bërë si litar dhe i kishte lidhur me njëri-tjetrin. Arratisja e tij ka ndodhur dje, rreth orës 17:00, por mungesa nga punonjësit e sigurisë është vënë re dy orë më vonë.

Mediat italiane raportojnë se Raduanos e priste një makinë jashtë burgut në momentin e arratisë, ndërsa duket se gjithçka ka qenë e mirëmenduar.

Policia italiane është angazhuar për kapjen e tij, ndërsa janë ngritur shumë postblloqe.


Video