Arrestohen dy shqiptarë në Itali, sekuestrohen 3 kg kokainë

24 February 2023, 23:03Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohen dy shqiptarë në Itali, sekuestrohen 3 kg kokainë
Ilustrim

Bien në prangat e policisë dy shqiptarë në Itali. Ata akuzohen për trafik kokaine.

Nga operacioni i kryer nga agjentët e antidrogës u sekuestruan mbi 3 kg kokainë, me vlerë 300 000 euro.

Nga hetimet u zbuluan lëvizjet e dy shqiptarëve të cilët kishin ngjallur dyshime për shkak të takimeve jashtë orarit të punës.

Dy shqiptarët u takuan në banesë dhe në momentin që njëri prej tyre doli jashtë, është ndaluar nga policia, më pas është bërë kontrolli në banesë ku kanë zbuluar edhe lëndën narkotike.


Video