
Papa Françesku, duke luftuar me pneumoni të dyfishtë në spital, ka pësuar dy episode të "insuficiencës akute të frymëmarrjes" dhe i është nevojitur përdorimi i ventilimit mekanik jo-invaziv, tha Vatikani.
Papa Françesku ka qenë në spitalin Gemelli të Romës për më shumë se dy javë. Ai u pranua më 14 shkurt me një infeksion të rëndë respirator që shkaktoi komplikime të tjera.
"Sot, Ati i Shenjtë pati dy episode të dështimit akut të frymëmarrjes, të shkaktuar nga akumulimi i konsiderueshëm i mukusit endobronkial dhe si pasojë e spazmës bronkale. Prandaj u kryen dy bronkoskopi me nevojën për aspirim të sekrecioneve të bollshme", njofton Zyra e Shtypit e Vatikanit.
Prandaj Papa mbetet në gjendje të rëndë dhe kërkon terapi me oksigjen të lartë dhe për këtë arsye prognoza mbetet e rezervuar.
Për shkak të krizës së re të frymëmarrjes së sotme dhe spazmës bronkale që ka rezultuar, Papa Françesku është vendosur sërish në ventilim mekanik joinvaziv që prej pasdites së të hënës, me urdhër të mjekëve Gemelli.
“Ati i Shenjtë ka qëndruar gjithmonë vigjilent, i orientuar dhe bashkëpunues”, njofton Vatikani.