Shpërthimi i fruthit në SHBA, Kennedy Jr ndryshon qëndrim për vaksinat: Kontribuojnë në rritjen e imunitetit

3 March 2025, 19:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthimi i fruthit në SHBA, Kennedy Jr ndryshon qëndrim
Robert Kennedy Jr

Shpërthimet e rasteve të fundit me sëmundjen e fruthit në SHBA ka bërë që Sekretari amerikan i Shëndetësisë Robert Kennedy Jr të ndryshojë qëndrim për vaksinat.

I njohur për skepticizmin e tij ndaj vaksinave Kennedy ka shprehur shqetësimin e tij për rastet që janë përhapur në jugperëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Vaksinat, jo vetëm që mbrojnë fëmijët nga fruthi, por kontribuojnë edhe në imunitetin e të gjithëve, duke mbrojtur ata që nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore”, shkruan Kennedy në një opinion të dhënë për median Fox News i pyetur rreth kësaj çështje.

Pavarësisht shqetësimit të tij Sekretari amerikan i Shëndetësisë mohoi se kemi të bëjmë me një epidemi të fruthit në SHBA dhe sqaroi se këto shpërthime të sëmundjes “nuk janë të pazakonta”.

Robert Kennedy Jr tha se punonjësit e shëndetësisë, janë përgjegjës për “të siguruar që informacioni i saktë të shpërndahet në lidhje me sigurinë dhe efektivitetin e vaksinave dhe të sigurojnë qasje në vaksina për të gjithë ata që i duan ato”.

Deri në fund të shkurtit, më shumë se 160 raste të fruthit janë regjistruar në SHBA, shumica prej tyre në Teksasin lindor.

Edhe pse fruthi u eliminua në SHBA në vitin 2000 falë vaksinimit, vitet e fundit ka pasur një rritje të rasteve të kësaj sëmundje tepër ngjitëse për shkak të uljes së shkallës së vaksinimit pas pandemisë Covid-19, kryesisht për shkak të keqinformimit për vaksinat.

Në fund të shkurtit në Teksas një fëmijë i pavaksinuar ndërroi jetë nga fruthi, vdekja e parë e regjistruar në Shtetet e Bashkuara në një dekadë.


Video