Ushtria izraelite vret aksidentalisht tre pengje në Gaza

15 December 2023, 20:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ushtria izraelite vret aksidentalisht tre pengje në Gaza
Ushtria izraelite në Gaza

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë gabimisht tre pengje që mbaheshin në Gaza nga Hamasi gjatë një incidenti këtë të premte.

Lajmin e bëri me dije një zëdhënës ushtarak duke thënë se incidenti është “nën shqyrtim”.

Ushtria izraelite tha se pengjet u vranë gjatë luftimeve me militantët në Gaza dhe shprehu ngushëllimet e saj për familjet, ndërsa tha se do të ketë “transparencë të plotë” në hetimin e incidentit.

Sipas autoriteteve izraelite, gjithsej 135 persona, disa prej të cilëve besohet se kanë vdekur, ende mbahen rob nga grupi militant palestinez Hamas në Rripin e Gazës.

Deri më tani 110 pengje janë liruar dhe 105 prej tyre janë shkëmbyer me palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite gjatë një armëpushimi shtatëditor.


Video