Pamje të rënda / Deputeti ukrainas hedh dy granata brenda mbledhjes së Këshillit Bashkiak (Video)

15 December 2023, 16:28Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pamje të rënda / Deputeti ukrainas hedh dy granata brenda mbledhjes

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në një fshat të Ukrainës, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 26 të tjerëve.

Mediat lokale raportojnë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Zakarpattia, në godinën e Këshillit Bashkiak.

Sipas agjencisë “Interfax”, personi që ka hedhur dy granata brenda mbledhjes, është një zyrtar i lartë.

“Sot në orën 11.37,  102 mori një mesazh se njëri prej deputetëve shpërtheu granata në ndërtesën e Këshillit Keretsky të rrethit Mukachevo gjatë një mbledhjeje sesioni”, tha Policia Kombëtare në faqen e saj në Facebook.

Ngjarja shokuese është filmuar nga telefoni i një të pranishmi në mbledhje. Deputeti ukrainas duket teksa hyn dhe qëndron pas derës. Më pas ai hedh granatën duke shkaktuar një masakër.

Kujdes! Pamjet mund të jenë shqetësuese:


Video