BE hap negociatat për anëtarësim me Ukrainën dhe Moldavinë, Gjeorgjia merr statusin e kandidatit

14 December 2023, 19:05Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
BE hap negociatat për anëtarësim me Ukrainën dhe
Foto ilustruese: Flamuri i BE dhe ai i Ukrainës

Udhëheqësit evropianë kanë vendosur të hapin bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian me Ukrainën dhe Moldavinë dhe t'i japin Gjeorgjisë statusin e kandidatit.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky e përshëndeti vendimin e marrë në një samit në Bruksel, si “një fitore” për vendin e tij dhe Evropën.

Një zëdhënës i Charles Michel, President i Këshillit Evropian, tha se marrëveshja ishte unanime.

Një konferencë shtypi në Bruksel për këtë pritet të mbahet në vijim.

“Kjo është një fitore për Ukrainën. Një fitore për të gjithë Evropën. Një fitore që motivon, frymëzon dhe forcon”, tha Zelensky në një postim në X, i njohur më parë si Twitter.

“Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

EUCO i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit. Dhe BE-ja do të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën sapo të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë.

Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë”, shkruan presidenti i Kwshillit Europian Charles Michel.


Video