Ushtria izraelite: Kemi rrethuar plotësisht Gazën

2 November 2023, 22:41Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ushtria izraelite: Kemi rrethuar plotësisht Gazën
Ushtria izraelite: Kemi rrethuar plotësisht Gazën

Forcat izraelite kanë rrethuar Gazën. Kjo është ajo që ka bërë të ditur mbrëmjen e së enjtes ushtria izraelite teksa vijon sulmin e saj në Rripin e Gazës.

Forcat izraelite të Mbrojtjes bënë të ditur se ushtarët janë përfshirë në luftime militantët e Hamasit që organizonin sulme që nga tunelet ku fshiheshin.

Ndërkohë, OKB ka njoftuar më herët gjatë ditës se katër nga shkollat ​​e saj që përdoreshin si strehimore ishin dëmtuar dhe paralajmëroi se mungesa e ujit po përkeqësohej.

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se mbi 9,000 palestinezë janë vrarë.

Të paktën 20 persona thuhet se u vranë në një shkollë në kampin e refugjatëve Jabalia, tha UNRWA, ndërsa një fëmijë thuhet se u vra në një strehë të kthyer në shkollë në kampin e refugjatëve në Beach.

BBC ka verifikuar dy video nga shkollat. Autoritetet e Hamasit në Gaza fajësuan sulmet ajrore izraelite. IDF nuk ka komentuar ende.


Video